Aktorja Egli Tako do të rikthehet së shpejti në ekran, këtë herë si pjesë e spektaklit më të madh të humorit në historinë e televizioneve shqiptare, i cili ka nisur sezonin e tij të 43-të.
Programi, i njohur për energjinë, eksperiencën dhe risitë që sjell në çdo edicion, premton një tjetër sezon të suksesshëm dhe të mbushur me të qeshura.
Krahas emrave të njohur të humorit shqiptar, këtij edicioni do t’i bashkohen edhe figura të reja dhe personazhe të freskëta, që synojnë të bëhen pjesë e pandashme e së shtunës mbrëma për familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.