Egnatia dhe Teuta ndanë pikët mes tensionesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. 
Sfida u zhbllokua në minutën e 26’ me Redi Kasën i cili kaloi në avantazh. Por në të 38’ Ildi Gruda riktheu baraspeshën duke shkundur rrjetën e Pujës.

Pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1. Pjesa e dytë u shoqërua me protesta të shumta nga tifozët rrogozhinas. Në minutën e 94 të sfidës Kallaku pati mundësinë e artë ti dhuronte fitoren Teutës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portiere Puja.

Vlen të theksohet se takimi në Rrogozhinë u ndërpre për rreth 15 minuta në pjesën e dytë, për shkak të tensionit në tribunë, teksa u godit edhe arbitri i katërt, nga sendet e hedhura.

Me këtë barazim Egnatia ngjitet në vendin e 3-të dhe shkon në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 34 pikë.