Egnatia fitoi Superkupën e Shqipërisë, pasi mposhti 2-0 Kukësin në finale.

Rrogozhinasit marrin trofeun e tretë për vitin 2024, pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, iu fal golave të shënuar nga Ujka në minutën e 20-të dhe Bakayoko në minutën e 85-të.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga Egnatia që në fund mori triumfin e merituar.

Në krahun tjetër, Kukësi vazhdon momentin e vështirë, ndërsa fokusi kryesor tani është te Kategoria e Parë.