“Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”- deklaroi Einxhel Shkira për Beniada Nishanin vetëm pas javë pas hyrjes në “Big Brother VIP”.
Megjithatë, siç kanë treguar vetë ish-banorët për shkak të izolimit, ndodhitë dhe raportet evolojnë dhe përjetohen më shpejt seç ndodh jashtë.
Mund të jetë ky edhe rasti i Einxhel e cila gjeti ngrohtësi nga Beniada fillimisht. Por tani ato nuk janë më as ‘motra’ e as shoqe.
Duket se moderatorja i ka dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit të saj me Beniadën duke i bërë ‘unfolloë’ në Instagram.
‘Panorama Plus’ ka vënë re se ajo nuk e ndjek më modelen në këtë rrjet social, teksa Beniada e ndjek ende.
Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën e rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.