Në orët e para të mëngjesit, Enxhel duke luajtur me një jastëk rrumbullak në formë rrote, bie dhe shembet përtokë.

Menjëherë sa ra dëgjohet të thotë: “E theva krahun”. Banorët e tjerë nuk e marrin seeiozisht fillimisht dhe shkrihen së qeshuri. Iliri që ishte më afër, i afrohet të sigurohet për gjendjen e saj.

Më pas afrohet Arjola, ende duke qeshur, në atmosferën e lojës që ishin duke bërë, pasi nuk e kupton menjëherë sa serioze është gjendja dhe me shaka thërret “Dagz”.

Iliri përpiqet t’i prekë krahun Enxhelit por ajo nuk e lejon. “E kam nxjerrë nga vendi”, i thotë. Beniada vë re që diçka nuk është vërtet në rregull dhe e shqetësuar u thotë banorëve “e shikon si ka dalë?”, duke e patur fjalën për ndonjë kockë të krahut, të dalë vendit.

Banorët konstatojnë se ka dalë një kockë te brryli, por nuk janë të sigurt nëse është thyer. Ata janë në pritje të doktorit i cili nuk vonoi të vinte. Ndërkohë që doktori merrej me Enxhel, banorët u detyruan nga Vëllai i Madh të rrinin në oborr.

Einxhel niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat, njoftoi sot produksioni.

Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.