Mund të duket e çuditshme, por kjo deklaratë ka dalë nga goja e prezantueses karizmatike të MAD, Einxhel Shkira për Alba Çobajn, ish-konkurenten e BB8.
Debati i krijuar në emisionin Top Show të Alban Dudushit, nxirrte në pah aftësinë se kush komandonte në lidhje dhe duke qenë se të dyja vajzat kishin kohë që ishin në kërkim të një mashkulli me "kellqë" siç ata e quajtën mashkullin e tyre ideal dhe s`ia kishin dalë mbanë, arritën në pikën që të krijonin një lidhje mes tyre.
"U pa puna o Alba, jemi që jemi, le të lidhemi me njëra-tjetrën, nuk ka njeri për ne"- ka pohuar me të qeshur Einxhel.
Kjo e fundit e dha këtë deklaratë pas ngacmimit të deputetit kaubojs të Kuvendit të Shqipërisë Eduart Ndocaj i cili tha se vajzat po vuanin për të gjetur një burrë.
Einxhel dhe Alba njihen për karakterin e tyre ekspresiv dhe kjo deklaratë nuk është ndonjë çudi e madhe meqë të dyja vajzat po rrinë shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
A do t`i shohim bashkë Einxhel dhe Albën apo ishte një deklaratë e thënë vetëm për televizion?





