Einxhel Shkira tregoi gjatë spektaklit të kaluar se është ndjerë keq nga një koment i aktorit të mirënjohur, Agron Llakaj, kur ishte i ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” lidhur me fondacionin që moderatorja planifikon të hapë.

“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donaldin. Ndërsa gjatë spektaklit Einxheli tha se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Llakaj teksa ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në “TCH”. Agroni u shpreh se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drejtpërdrejt në komentet që bën.

“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”, tha aktori i mirënjohur.

Llakaj shton se u ndje keq, pas nuk jam “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ia momenti kur të flet gjuha para mendjes”.

Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.