Efektivët e Policisë së Shtetit, nga nxitimi për të arrestuar çdo qytetar që ndodhej në shesh, kanë ndaluar edhe një kolegun e tyre.

Mësohet se në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, policët kanë ndaluar efektivin që në ato momente ishte pa uniformë.

Vetëm thirrjet e tij, “jemi kolegë”, “jemi kolegë” kanë bërë që efektivët ta linin të lirë.

Mësohet se edhe gra, dhe mes tyre edhe një gazetare, u shoqëruan nga policia.