Ditën e premte, më datë 17 mars, do të organizohet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës një variete me muzikë dhe humor, me disa nga emrat më të njohur të skenës durrsake.
Në konferencën për shtyp, këngëtarja Julieta Strefi njoftoi se repertori muzikor i përzgjedhur për këtë koncert do të përfshijë këngë shqiptare, italiane e greke.
Në skenën e teatrit të Durrësit do të ngjiten edhe dy nga humoristët më të njohur si Muharrem Hoxha dhe Roland Koça.
“Ky show artistik ka si qëllim që të përçojë përveç të tjerave një pjesë të vlerave artistiko-kulturore italiane, pasi në Durrës jeton dhe punon një komunitet i rëndësishëm nga vendi fqinjë”,- tha këngëtarja Strefi.