DURRES, 14 qershor 2013 – Ekipi durrsak i Rilindjes ka zhvilluar një takim entuziast në një shesh të tejmbushur me banorët e lagjeve 12 dhe 16 të Durrësit. Në takim merrnin pjesë pjesëtarët e ekipit fitues të Rilindjes durrsake Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Gentian Bejko, Gëzim Agasi, Esmeralda Shkjau, kryebashkiaku i Durrësit dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PSSH Vangjush Dako dhe kryetari i PS së qytetit Durrës Alfred Mullaraj.
Sipas zëdhënësit të selisë rozë, në këtë takim ka përshëndetur kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili ka deklaruar se Bashkia e Durrësit është hasur me bllokimin total të qeverisë që e pengon në çdo çast në punën e saj.
Kryebashkiaku Dako deklaroi se pas 23 qershorit edhe Durrësi ashtu si gjithë Shqipëria do të rilindë dhe situata e rëndë financiare e Bashkisë së Durrësit do të marrë fund. Bashkia e Durrësit- shtoi më tej Dako- me çlirimin nga kjo situatë bllokuese pas 23 qershorit do të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme për qytetin e Durrësit ku nga investimet më të rëndësishme sipas Dakos janë rruga paralel me murin e portit dhe plazhi i currilave:
“Ne si bashki e nisëm ndërtimin e rrugës paralel me murin e portit dhe qeveria na e bllokoi pasi qeveria vetëm këtë ka bërë ka bllokuar investimet e bashkisë së Durrësit vetëm se kryebashkiaku është socialist dhe në këtë mënyrë qeveria aktuale ka penalizuar vazhdimisht qytetarët e Durrësit. Por pas 23 qershorit kjo situatë do të ndryshojë pasi Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do të rilindë në sajë të punës që do ët bëjë qeveria me kryeministër Edi Ramën. Ndaj pas 23 qershorit Bashkia e Durrësit do të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme ku në shtator rinisin punimet për rrugën paralel me murin e portit që do të përfundojnë për një afat kohor prej një viti si dhe në janar 2014 fillojnë punimet për një projekt tjetër madhor sic është plazhi i currilave. Në zonën tuaj ku kemi përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën do të vazhdojmë me investime duke asfaltuar dhe lyer të gjitha fasadat e pallateve sid he investime të tjera të rëndësishme. Pas 23 qershorit fillon një epokë e re për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, fillon epoka e Edi Ramës dhe vendi ynë do të rilindë.”
Në fjalën e saj deputetja Spahiu ka theksuar se vetëm me votën për Edi Ramën kryeministër dhe për programin e Rilindjes vendi do të rimëkmëbet dhe ekonomia do të rilindë. Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se të gjithë bashkë duhet të votojmë në 23 qershor për PS dhe numrin 29 për të ardhmen e Durrësit dhe të gjithë vendit dhe për tu shkëputur njëherë e mirë nga kjo qeveri që ka rrënuar shqiptarët pasi vetëm me programin e Rilindjes mund të rilindë i gjithë vendi dhe Shqipëria të futet në rrugën e zhvillimit dhe të vrapojë drejt ëndrrës evropiane.
Deputeti Blendi Klosi deklaroi se pas 23 qershorit Shqipëria do të marrë frymë lirisht pasi do të rimëkëmbet ekonomia deh do të ulet ndjeshëm papunësia me hapjen e 300 mijë vendeve të punës nga qeveria socialiste. Klosi deklaroi se tek programi i Rilindjes gjejnë zgjidhje problemet më të mprehta të shqiptarëve dhe vendi do të rilindë pas 23 qershorit kur fillon edhe koha e Edi Ramës.
Banorët e lagjeve 12 dhe 16 me thirrjet e tyre entuziaste kanë shprehur bindjen në fitoren e thellë të së majtës në 23 qershor, ditë në të cilën do të nisë edhe rilindja e vendit me qeverinë socialiste me Edi Ramën kryemnistër.





