DURRES, 16 qershor 2013 – Ekipi durrsak i Rilindjes ka zhvilluar një takim madhështor në një shesh të tejmbushur me banorët e lagjes 15 të zonës së spitallës të Durrësit. Një dekor i vecantë ka shoqëruar këtë takim duke filluar nga karvani i gjatë i motorrëve dhe makinave mbushur me flamuj të PS dhe Rilindjes që kanë shoqëruar ardhjen e ekipit durrsak të Rilindjes në sheshin e tejmbushur nga banorët e zonës.

Në takim merrnin pjesë pjesëtarët e ekipit fitues të Rilindjes durrsake Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqja, Gentian Bejko, kryebashkiaku i Durrësit dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PSSH Vangjush Dako dhe  kryetari i PS së qytetit Durrës Alfred Mullaraj. Në takim ka përshëndetur kryebashkiaku Vangjush Dako i cili ka deklaruar se Bashkia e Durrësit është hasur me bllokimin total të qeverisë që e pengon në çdo çast në punën e saj.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se pas 23 qershorit edhe Durrësi ashtu si gjithë Shqipëria do të rilindë dhe situata e rëndë financiare e Bashkisë së Durrësit do të marrë fund duke i hapur rrugë investimeve të bllokuara deri tani nga qeveria aktuale:

“Qeveria vetëm këtë ka bërë ka bllokuar investimet e bashkisë së Durrësit vetëm se kryebashkiaku është socialist dhe në këtë mënyrë qeveria aktuale ka penalizuar vazhdimisht qytetarët e Durrësit. Bashkia e Durrësit me çlirimin nga kjo situatë bllokuese pas 23 qershorit do të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme për qytetin e Durrësit ndaj pas 23 qershorit kjo situatë do të ndryshojë pasi Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do të rilindë në sajë të punës që do të bëjë qeveria me kryeministër Edi Ramën. Pas 23 qershorit Bashkia e Durrësit do të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme edhe në zonën tuaj. Po ëkshtu dua të përsëris gjithashtu një tjetër zotim të PS që legalizmi i banesave në zonat informale do të jetë falas”.

Në fjalën e saj deputetja Spahiu ka theksuar se vetëm me votën për Edi Ramën kryeministër dhe për programin e Rilindjes vendi do të rimëkmëbet dhe ekonomia do të rilindë. Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se të gjithë bashkë duhet të votojmë në për numrin 29 për të ardhmen e Durrësit dhe të gjithë vendit dhe për tu shkëputur njëherë e mirë nga kjo qeveri që ka rrënuar shqiptarët pasi vetëm me programin e Rilindjes mund të rilindë i gjithë vendi dhe Shqipëria të futet në rrugën e zhvillimit dhe të vrapojë drejt ëndrrës evropiane. 

Deputeti Blendi Klosi deklaroi se pas 23 qershorit Shqipëria do të marrë frymë lirisht pasi do të rimëkëmbet ekonomia deh do të ulet ndjeshëm papunësia me hapjen e 300 mijë vendeve të punës nga qeveria socialiste. Klosi deklaroi se tek programi i Rilindjes gjejnë zgjidhje problemet më të mprehta të shqiptarëve dhe vendi do të rilindë pas 23 qershorit kur fillon edhe koha e Edi Ramës.

Banorët e lagjes 15 të zonës së Spitallës me thirrjet e tyre entuziaste kanë shprehur bindjen në fitoren e thellë të së majtës në 23 qershor ditë në të cilën do të nisë edhe rilindja e vendit me qeverinë socialiste me Edi Ramën kryemnistër.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/