DURRES, 17 qershor 2013 – Ekipi durrsak i Rilindjes ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e lagjes nr.17.
Në këtë takim merrnin pjesë pjesëtarët e Rilindjes në Durrës Klodiana Spahiu, Gëzim Agasi e Esmeralda Shkjau, kryetari i Bashkisë së Durrësit e njëkohësisht anëtar i kryesisë së PSSH Vangjush Dako dhe kryetari i PS të qytetit të Durrësit Alfred Mullaraj. Banorët e ksaj lagjeje i kanë rezervuar një pritje spektakolare ekipit të Rilindjes.
Kryebashkiaku Dako e ka marrë fjalën në këtë takim duke deklaruar se qeveria me Edi Ramën kryeministër do ti japë fund situatës bllokuese që përjeton aktualisht bashkia e qytetit nga ana e qeverisë vetëm për arsye politike dhe pas 23 qershorit investimet e Bashkisë së Durrësit për qytetin do të jenë shumë herë më të mëdha pasi pas 23 qershorit fillon epoka e Edi Ramës dhe Durrësi si dhe e gjithë Shqipëria do të rilindë:
“Pas 23 qershorit jo vetëm Durrësi por e gjithë Shqipëria do të rilindë. Pas fitores së PS në 23 qershor biznesi i vogël nuk do të paguajë më taksën e biznesit të vogël dhe do ti përgjysmohet tatimi mbi fitimin ndërkohë që për biznesin e madh taksa nuk ndryshon pasi taksa progresive do të aplikohet vetëm mbi të ardhurat personale dhe jo mbi të ardhurat e kompanive. Programi i Rilindjes do të rilindë arsimin, shëndetësinë, ekonominë pra do të rilindë të gjithë vendin. Kjo qeveri e ka zhytur vendin në rrënim e papunësi dhe sa për Durrësin Sali Berisha ka bërë vetëm mashtrime. Berisha tha që do të hapte një park industrial në Durrës por asnjë tullë nuk ka vënë, asnjë vend pune nuk ka hapur përkundrazi është shtuar papunësia, tha se do të ketë 24 orë ujë në Durrës por edhe ky ishte një tjetër mashtrim i këtij kryeministri në ikje i cili përveç mashtrimeve ka shkelur çdo ditë të qeverisjes së tij demokracinë në këtë vend. Ndaj kjo epokë e rrënimit të Sali Berishës merr fund në 23 qershor kur fillon epoka e Rilindjes, epoka e Edi Ramës gjatë të cilës vendi do të rilindë dhe për të gjithë do të ketë një cilësi jete më të mirë."
Deputetja Klodiana Spahiu duke marrë fjalën në këtë takim u shpreh se vetëm me programin e Rilindjes mund të rilindë i gjithë vendi dhe Shqipëria të futet në rrugën e zhvillimit dhe të vrapojë drejt ëndrrës evropiane:
“PS do të fitojë në 23 qershor pasi të gjithë shqiptarët kërkojnë të luftohet krimi, të ndalet rrënimi ku është zhytur sot vendi, kërkojnë rilindje të Shqipërisë që do të vijë pas 23 qershorit nga programi i Rilindjes dhe i qeverisë me Edi Ramën kryeministër.”
Banorët e lagjes nr. 17 me plot entuziazëm i dhanë mbështetjen e tyre masive ekipit durrsak të Rilindjes duke shprehur bindjen në fitoren e thellë të PS në 23 qershor ditë në të cilën do të nisë edhe rilindja e vendit me qeverinë socialiste me Edi Ramën kryemnistër.





