AstraZeneca/Oksford do të krijojë një vaksinë për variantet e reja të COVID-19, që mund të jetë gati në vjeshtë.

Pavarësisht se vaksinat ekzistuese kanë efikasitet, gjithsesi variantet e reja po ia ulin atë dhe ekipi i AstraZeneca/Oxford thotë se një vaksinë e re do të kërkonte më pak kohë pasi ka më pak prova.

Pikërisht vaksina shihet si shpresa e vetme për daljen nga kjo pandemi, teksa në Britaninë e Madhe janë 10 milionë qytetarë që kanë marrë nga një dozë.

Fill pasi në Britaninë e Madhe nisi procesi i vaksinimit, filluan dhe variantet e reja të COVID-19, një i lokalizuar po në ishull, kurse tjetri në Afrikën e Jugut.