Roma është në kërkim të një anësori ofensiv teksa drejtori sportiv, Ghisolfi, por edhe trajneri Daniele De Rossi kanë nisur nga puna për të identifikuar profilin e duhur.

Dëshira e madhe e kryeqytetasve është Federico Chiesa, ndërsa një alternativë po shumë e vlerësuar në ambientin e verdhekuqve është Edon Zhegrova. Futbollisti shqiptar që është pjesë e Lille në Ligue 1, mbylli një sezon mjaft pozitiv me francezët duke shënuar nëntë gola dhe gjashtë asistë.

Aktualisht, 25-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2026 me Lille ndërsa i interesuar për shërbimet e sulmuesit anësor është edhe klubi i Juventus. Vetë Zhegrova është shprehur i hapur për të ndryshuar skuadër këtë verë, teksa synon që të bëjë hapin e madh të karrierës në një klub prestigjioz të Europës.