Në qytetin e Koçanit, në Maqedoninë e Veriut në datat 28 dhe 29 qershor, është zhvilluar turneu ndërkombëtar i mundjes, “Margaritari i Maqedonisë”, ku morën pjesë mundës nga 8 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në këtë turne, i cili është edhe në kalendarin zyrtar të United World Wrestling, ekipi i “Teutës” në mundje, i drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, mori rezultate të shkëlqyera.
Mundësi Marjus Malko fitoi vendin e parë, në peshën 86 kg. Gjithashtu në vendin e parë arriti të pozicionohet edhe sportisti Endrio Avdyli, në peshën 65 kg. Ndërsa mundësi Arjan Danaj u ndal në vendin e tretë, në peshën 92 kg.