Teuta në mundje zhvilloi një performancë mjaft pozitive në Kupën e Shqipërisë zhvilluar këtë fundjavë në sallën sportive “Farie Hoti” në kryeqytet.

Teuta e drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, u përfaqësua me 14 mundës në Kupën e Shqipërisë, dhe mori 3 vende te para, 5 vende të dyta dhe 4 vende të treta.

Endrio Avdyli, Marjus Malko dhe Haxhi Sina, morën medalje ari në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend pas kampionatit.

Teuta grumbulloi 205 pikë në total, vetëm 10 pikë më pak se Tirana, e cila fitoi Kupën e Shqipërisë.

Teuta priste medalje ari nga mundësi Sure Vrioni, por durrsaku edhe pse ishte në avantazh neglizhoi në fund duke humbur dhe si rrjedh u penalizua edhe ekipi, që me pikët e tij mund të rrëmbente trofeun e Kupës.