UEFA ka publikuar ekipin e vitit të Champions League. Real Madrid fitoi kompeticion madhështor për klube, pasi mundi 2-0 Borussia Dortmund në Wembley.

UEFA zbuloi sot skuadrën ideale, ku përfshihen kryesisht lojtarë të finalistëve, me Realin e Dortmundin me nga 4 lojtarë.

Ndërkaq, nga një lojtar në ekipin ideal të Champions kanë edhe Manchester City, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini.

Lojtari më i mirë i sezonit në Champions u zgjodh Vinicius Junior, kurse lojtari më i mirë i ri i sezonit në këtë kompeticion u përzgjodh Jude Bellingham.

Ky është ekipi ideal i sezonit 2023/24 të Champions League.