Skuadra indonesiane Bolasatukankita Palembang ka lançuar fanellat e reja për sezonin 2023-2024.
Në fakt, fanella e tyre është për të qeshur, por edhe tepër e shëmtuar.
Menjëherë janë bërë virale këto fanella nëpër rrjete sociale, ku të gjithë janë duke e cilësuar si uniformën më të shëmtuar në futboll.
Bluza është pothuajse si një uniformë shkolle për fëmijë, e bardhë me jakë dhe me një kollare të gjatë e të kuqe. Gjithashtu, në anën e majtë të kraharorit ndodhet edhe një xhep.





