Skuadra më e keqe në botë provon të joshë Jose Mourinhon. Brazilianët e Ibis i kanë bërë një propozim interesant nëpërmjet një letre trajnerit portugez që së fundmi u pushua nga Chelsea. Ibis i ofron Mourinhos një kontratë 2-vjeçare që parashikon një pagesë mujore të konvertuar në ushqim, si dhe një kafshë shtëpiake me Mourinhon që mund të zgjedhë një mace ose një qen.

Në kontratë parashikohet rritja e pagës në rast disfatash me goleadë dhe zgjidhja e menjëhershme e saj nëse skuadra luan mirë dhe fiton titullin në Kategorinë e Dytë të kampionatit Pernambukan. Ibis ka marrë nofkën “skuadra më e keqe në botë” për disfatat e shumta që pësoi në fund të viteve ‘70 dhe fillim të viteve ‘80. Ibis nuk ia doli të fitonte asnjë ndeshje për plot tre vjet e 11 muaj që nga 1980 deri në 1984.