“Jonas Wrestling” në Durrës është ekipi më i ri në Federatën Shqiptare të Mundjes.

Megjithëse ky ekip ka pak vite eksperiencë, kjo gjë nuk e ka penguar për të fituar Kampionatit Kombëtar të Mundjes U-15 dhe U-17 në stilin e lirë, të organizuar në datat 25-26 nëntor 2023, pranë sallës sportive “Farie Hoti” në Tiranë.

Kampionët e vegjël të U-15 u shpallën fitues me 165 pikë, duke lënë pas ekipet nga Tirana dhe Kukësi, ndërsa sportisët e U-17-së arritën të pozicionoheshin të dytët me 135 pikë.

Për trajnerin e “Jonas Wrestling”, Altin Kurti pritshmëritë për grupmoshën U-17 ishin të larta, por penalizimi i peshës 55 kg bëri që ekipi të klasifikohet i dyti në kampionat. Kurti shprehet optimist për ekipin dhe shpreson që këto rezultate të vijojnë edhe në aktivitete ndërkombëtare.

Sportisti më i mirë i kampionatit u shpall Gani Bytyçi i grupmoshës U-15 në kategorinë 85 kg, ndërsa në total “Jonas Wrestling” arriti të grumbullojë 14 medalje.