9 emigrantë shqiptarë janë shpëtuar nga ekipi shqiptar i zjarrfikësve që janë angazhuar në Greqi për të shuar flakët që kanë përfshirë vendin prej ditësh.
Ky lajm u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjete sociale shkruan se 9 emigrantët nga Iraku kishin humbur rrugën dhe ishin rrezikuar nga flakët e zjarrit në Aleksandroupoli.
Sipas tij, ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.
Peleshi bën me dije se gjendja shëndetësore e emigrantëve paraqitej problematike për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm.
“Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.
Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura”, shkruan Peleshi.