Sipas teorisë së numerologut kristian David Meade, eklipsi i diellit i këtij muaji është një sinjal që tregon se planeti Nibiru, që vlen për t’u theksuar se nuk është observuar kurrë nga shkencëtarët, mund të përplaset me planetin tonë.

Të frymëzuar nga eklipsi i plotë i diellit, që do të ndodhë më 21 Gusht, konspiracionistët kanë paralajmëruar edhe njëherë për mundësinë që planeti misterioz ‘Nibiru’ mund të jetë duke iu afruar Tokës.

Por pavarësisht se nuk ka prova për këtë botë të fshehtë, të cilën NASA e ka cilësuar si “mashtrim interneti”, shumë njerëz çuditërisht besojnë se është e vërtetë.

Sipas teorive të konspiracionit, influenca gravitacionale e planetit ‘Nibiru’ ndërpreu orbitat e planeteve të tjera qindra vite më parë. Ata pretendojnë se kalimi tjetër dëmtues do të jetë në sistemin tonë diellor dhe kjo mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nibiru, që shpesh cilësohet edhe si Planeti X, është parashikuar disa herë se do t’i japë fund njerëzimit që prej 2013 -ës, shkruan The Sun.

Gjithsesi, derisa NASA ta ketë vërtetuar, ‘Nibiru’ nuk ekziston.