Hëna dhuroi mbrëmjen e së enjtes spektakël me eklipsin e saj jo të plotë, i pari për këtë vit. Në vendet ku kushtet atmosferike e lejuan qytetarët arritën ta shihnin me sy të lirë eklipsin.

Ajo që e bëri edhe më mbresëlënës spektaklin natyror ishte ndriçimi i plotë i Hënës natën e 25 prillit. Eklipsi u pa qartë në të gjithë Europën dhe ishte i ngjashëm me atë të 31 dhjetorit të vitit 2009.

Eklipsi hënor zgjati nga ora 21.54 deri në 22.21. Spektaklin më të madh sateliti natyror i planetit tonë e dhuroi në orën 22.07.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/