Rajoni kanadez i Niagarës ka shpallur emergjencën shtetërore përpara eklipsit të rrallë diellor të 8 Prillit, që pritet të mbledhë turma masive njerëzish. Sipas Reuters, rajoni i Niagarës tha në një deklaratë se shpallja e emergjencës është vjen si masë e shtuar kujdesi.
“Shpallja e emergjencës shtetërore forcon mundësitë që ka rajoni në dispozicion për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, dhe për të mbrojtur infrastrukturën tonë kritike, në çdo skenar të mundshëm”, thuhet në një deklaratë të këtij rajoni.
Ujëvara gjigante që ndodhet mes kufirit kanadez dhe atij amerikan, është në rrugën e eklipsit dhe shumë njerëz kanë nisur rezervimet nëpër hotele e ambiente të tjera për të pasur mundësinë që të shijojnë këtë fenomen, në një prej mrekullive natyrore të Amerikës së Veriut. Rajoni po ashtu ka ndryshuar disa programe dhe shërbime, në mënyrë që të parandalohet krijimi i trafikut nëpër rrugë më 8 Prill.
Autoritetet kanadeze parashikojnë grumbullimin e mbi 1 milion njerëzve në këtë vend.
Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të plotë diellor, në 7 vjet. Hëna do të rrëshqasë mbi sipërfaqen e Diellit, duke shkaktuar hije mbi një pjesë të Tokës. Gjatë kësaj kohe, bota do të kthehet e errët si nata
Të parët që do të mund ta shohin eklipsin nga Toka do të jenë banorët e Meksikës. Por ky fenomen natyror do të mund të shijohet nga të gjithë në SHBA e Europë.