31 gusht 2015 – Të enjten, më 3 shtator 2015, në Universitetin “Arkansas School Clinton të Shërbimit Publik, Gazmend Zeneli, profesor i politikës mjedisore në Universitetin “Marin Barleti” në Shqipëri, do të flasë mbi politikat dhe ligjet E bashkimit Evropian që kanë të bëjnë me ndryshimet globale. Zeneli është shkencëtar rezident në Shkollën Clinton, njofton shtypi amerikan, më 31 gusht 2015. Në këtë shkollë kanë mbajtur leksione figura të shquara si Henry Kissinger, Karl Rove, Alan Keyes, John McCain, Richard Dawkins, Bob Dole, janë moderuar mbi një mijë ngjarje, përfshirë nëntë presidentë dhe kryeministra, dy Gjykatës së Lartë, 22 fitues të çmimit “Pulitzer”, 13 senatorë amerikanë, 41 ambasadorë, katër fituesi “Oskar”, dy astronautë etj..
Info
Gazmend Zeneli, i lindur në qytetin e Krujës, është shkencëtar me përvojë me mbi 20 vjet në kërkimin shkencor dhe mësimdhënie. Ka marrë Ph.D. në ekologji në Universitetin “Friedrich Schiller” në Jena (Gjermani), pas disa viteve pune shkencore në Institutin “Max Planck” për ekologji kimike në Jena (Gjermani). Para kësaj, ai fitoi një M.Sc. në kiminë e produkteve natyrore nga Instituti Agronomik mesdhetar i Chania (Greqi) dhe diplomë inxhinieri pyjesh në Fakultetin e Pyjeve në Tiranë. Dr. Zeneli ka qenë dekan i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën në Durrës (2009 -2010); i ngarkuar me postin e drejtorit i Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit "Marin Barleti" në Tiranë; i ngarkuar me postin e dekanit të fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë po në këtë universitet, etj.
Dr. Zeneli ka drejtuar, menaxhuar dhe koordinuar disa projekte për mjedisin. Ka botuar mbi 25 kapituj librash dhe punimesh shkencore në revista nga më autoritaret në fushën e pyjeve dhe mjedisit (përfshirë “Tree Physiology and Oecologia”) dhe paraqitur mbi 45 prezantime në takime shkencor në të gjithë botën. Studimi i tij më të fundit mbi pyjet në Shqipëri u botua në revistën austriake "Forstzeitung" (qershor 2015) I janë dhënë disa grante për kërkime dhe udhëtime nga agjenci të njohura, si: (1) Shërbimi gjerman i Shkëmbimit Akademik (DAAD – Deutsche Akademische Austauschdienst); (2) Shoqata “Max Planck”; (3) Fondi Evropian i Shkencës (ESF), (4) Ministria gjermane e Arsimit dhe Shkencës; (5) Shoqata Fitokimikale e Evropës, etj. Jep politikë mjedisore dhe ekonomi urbane për studentët Bachelor dhe metodat e kërkimit shkencor dhe menaxhim operacional për Master në Universitetin "Marin Barleti". Është pedagog i jashtëm i Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës dhe rezident në Universitetin Arkansas School Clinton të Administratimit Publik.
/th. m. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/