Në fillim të këtij viti eksportet nga vendi ynë janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

“Në dy muajt e parë të vitit 2017 eksportet u rritën me 14,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016”, ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. 

Pak ditë më parë ishte Instituti i Statistikave që njoftoi se, eksportet u rritën për të dytin muaj rresht në rend dyshifror, duke sinjalizuar se 2017-a mund të jetë një vit më i mirë për kompanitë eksportuese. /TCH