Gjykata Kushtetuese ka pezulluar pjesërisht ligjin për procedurat tatimore, pas padisë së depozituar një ditë më parë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut. Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook, Nikollaq Neranxi, kryetari i Shoqates për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, e cilësoi këtë një fitore për të drejtat e biznesit të vogël, ndërsa siguroi se beteja e tyre do të vijojë më tej me padinë tjetër kundër ligjit që parashikon burg për biznesmenët.

"Te dashur miq, kam kenaqesine te ndaj me ju nje lajm te mrekullueshem. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi perfundimisht kthimin e neneve me te rendesishme te ligjit famkeq te gjobave per biznesin, si nje ligj antikushtetues. Padia u ngrit nga Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise… Ja pra, nese e drejta eshte ne anen tone, ne vetem do fitojme. Nderkohe, Gjykata Kushtetuese po shqyrton padine tjeter … per ligjin qe parashikon burg per biznesmenet, e cila kam besim se do te kthehet patjeter. Te njejtin fat do kete edhe vendimi i Keshillit Bashkiak te Tiranes, i cili vendosi te denoje biznesin me super taksa…" – shkruan Neranxi