Ndërtimi i rrugëve dhe aeroporteve të rinj, si edhe modernizimi i transportit hekurudhor dhe detar janë prioritetet e këtij mandati qeverisës. Kështu është shprehur për revistën gjermane “Der Spiegel”, ministri i transporteve Edmond Haxhinasto.

"Me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtare në sektorin privat dhe shtetëror, Shqipëria ka marrë përsipër të zhvillojë një program të qartë për infrastrukturën rrugore. Në këtë kuadër, jo vetëm do të ndërtohen rrugë të reja por do të modernizohen linjat hekurudhore dhe shërbimet portuale, gjithashtu synojmë të ndërtojmë edhe aeroporte të rinj. Infrastruktura shqiptare, ka potencial të madh zhvillimi, ne jemi në vend në ndërtim që do të thotë që ofrojmë mundësi të shumta të bashkëpunimit për investitorët e huaj, që kanë mundësi për financim me kapitalin e tyre ose me mundësi financimi nga institucione të tjera, si dhe për partner që kërkojnë edhe forma të tjera bashkëpunimi," – ka thënë ministri Haxhinasto.

Marrë nga televizioni "Top Channel"