Ndërsa Maqerdonia dhe vendet e tjera të rajonit po thithin investime të huaja, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për ngadalësim të ritmeve të Shqipërisë. Në tremujorin e tretë të vitit 2015, fluksi i invetsimeve të huaja arriti në 231 milionë euro, me rënie vjetore 11.3 milionë. Drejtori i Agjencisë së Investimeve të Huaja, Gent Beqiri, deklaron se vendi ynë ofron avantazhe, por fqinjët po subvencionojnë me para kompanitë e huaja. Por, për ish-drejtoreshën e kesaj agjencie, Eneida Guria, problemi qëndron te klima e vësstirë për biznes që ka krijuar qeveria.

Raportet e fundit ndërkombëtare tregojnë qartë për një epërsi të Maqedonisë kundrejt të gjitha vendeve të tjera të rajonit në thithjen e investimeve të huaja, pasuar nga Serbia, ndërkohë që Shqipëria nuk kryeson listën e vendeve më atraktive të Ballkanit. Gent Beqiri, drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja, thote se "vende si Maqedonia dhe të tjera të rajonit janë stimuluar dhe me incetiva financiare, pra duke dhënë para kesh, gjë që për periudhën ku po kalojmë nuk është parë si një domosdoshmëri." Nderkohe, Eneida Guria, ish-drejtore e Agjencisë së Investimeve të Huaja, thote se "zhurma në media sesa mirë po ecën Maqedonia duhet të jetë një këmbanë alarmi për politikbërjen aktuale që do të dalin me masa konkrete për të konkurruar denjësisht."

Invetsimet e huaja janë një ndër burimet e qendrueshme të rritjes ekonomike, pasi siguron valutë në ekonomi dhe gjeneron vende të reja pune.

Marrë me shkurtime nga Oranews.tv