DURRËS, 4 dhjetor 2013 – Sikurse është njoftuar, më 2 dhjetor 2013, mes projektvendimeve të tjera, në mbledhjen e këshillit bashkiak të Durrësit, u miratua vetëm me votat e shumicës Paketa Fiskale 2014. Në atë mbledhje, qytetari nr. 1 i qytetit bregdetar Vangjush Dako, lidhur me pretendimet e opozitës për rritjen e taksës së biznesit të vogël, tha se në janar 2014 parashikohet që qeveria të heqë fare taksat e biznesit të vogël. Gjithsesi, “Dyrrah”-u ka siguruar kompletin e Paketës Fiskale 2014, që mund ta lexoni me një klikim më poshtë. Kërkojmë ndjesë për gabimet e shumta drejtshkrimore dhe ato të shtypit, të cilat nuk mundëm t’i qortojmë, por që pasqyrojnë nivelin gjuhësor të administratës së qytetit nr. 2 të Shqipërisë.

http://www.durreslajm.com/sites/default/files/pdf/1386178596/PAKETE%20FISKALE%202014%20Perfundimtar.pdf

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/