Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, ka deklaruar se Qeveria shqiptare do të vijojë të financojë subjektet me fonde nga fondet e konkurrueshmërisë, nëpërmjet Agjencisë “AIDA”.

Ministrja u ndal në një prej bizneseve që kanë përfituar fonde në Shkozet të Durrësit, ku edhe dha deklaratën e mbështetjes me fonde nga qeveria. Qeveria ka investuar rreth 70 milionë lekë fonde, për bizneset të cilat kanë aplikuar për të përfituar fonde nga agjencia qeveritare “AIDA”.     

Në këtë fabrikë, fillimisht u punësuan 7 persona, aktualisht numri është 30. Kjo fabrikë prodhon lodra për parqet kryesisht në Itali. Bizneset italiane, kërkesë parësore kishin certifikimin e produkteve, thotë sipërmarrësja e biznesit e cila rezulton një grua e suksesshme.  

K.H.