Shtetasit e huaj që do të blenë një apartament në Shqipëri në vlerën e 150 mijë eurove, menjëherë do të marrin të drejtën e nënshtetësisë shqiptare. Kjo parashikohet në një projektligj të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrise se Puneve të Brendshme, ndërsa është duke u diskutuar nga ministritë e tjera, përpara se të kalohet për miratim në qeveri. Drafti synon të ndihmojë sektorin e ndërtimit, duke i krijuar mundësi ndërtuesve që të shesin apartamentet të cilat prej kohësh kanë mbetur bosh. Ministri në detyrë i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj sqaron se cdo i huaj që kërkon të blejë një apartament në vlerën e 150 mijë eurove, qoftë për të jetuar qoftë si një shtëpi pushimi, automatikisht merr shtetësinë shqiptare. Por, sipas Ahmetajt, ky proces nuk do të thotë se ndaj individit nuk do të zbatohen filtrat e sigurisë. Drafti në fjalë duket se është një shtesë në ligjin e miratuar më parë nga qeveria "Berisha", e cila i jepte të drejtën e shtetësisë cdo të huaji që do të investonte në Shqipëri 200 mijë dollarë.
Ekonomi, nënshtetësi për të huajt që blejnë një apartament 150 mijë Euro
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Uji i rrushit të thatë për të pastruar mëlçinë, mësoni si ta përgatisni
“Do të të marr me vete”, u tërhoq nga një emigrant në shinat e metrosë, kush është 18-vjeçarja që u përplas për vdekje nga treni
Të shtëna me armë në Lezhë/ Plagoset një 30-vjeçar, detajet e para
Iu përmend emri tek dosja Epstein, Behgjet Pacolli: Gjëja më e shëmtuar. Do të nxjerrë faktet nga…





