Presidenti Bujar Nishani ishte mbrëmjen e sotme në një takim me përfaqësues të biznesit dhe institucioneve. Gjatë fjalës së tij, ai tha se biznesi i sotëm nisi pa asnjë trashëgimi, nisi nga hiçi dhe nga zeroja. Gjithashtu, Nishani u garantoi atyre se do i inkurajojë në rrugën e vështirë të biznesit. “Biznesi i sotëm nisi pa asnjë trashëgimi, nisi nga hiçi dhe nga zeroja. Ju inkurajoj në rrugën e vështirë, e të të bërit biznes! Zhvillimi i biznesit shqiptar është një realitet. Falë jush, këmbënguljes suaj, lodhjeve tuaja, pasionit tuaj për të bërë biznes, biznesi shqiptar ka tashmë një histori, ndonëse modeste. Historia është përvojë, përvoja garanci, garancia është një shpresë për të ardhmen që ju padyshim do ta keni dhe shqiptarët do e gëzojnë. Mundësia për të bërë biznes, si pjesë e lirisë, është oportunitet. Mbarëvajtja e biznesit është ajo që e bën shoqërinë, t’i shohin sytë, e t’i dëgjojnë veshtë. Është ajo që shoqërinë e mban gjallë. Gjendja e biznesit tonë nuk është rozë, por as e zezë,” – tha presidenti Nishani.
Ekonomi, presidenti Nishani me komunitetin e biznesit: Gjendja e biznesit, as rozë dhe as e zezë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim për një dëmtim të trurit
Kush është kryetari i ri i PD-së në Durrës
Përfundon procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës, shpallet fitues kandidati Gashi
SPAK shpërndan mesazhin e Klodian Brahos: Do goditet çdo funksionar publik që bashkëpunon me krimin e organizuar





