Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje pr kujdes ndaj mbulimit me fonde publike të nevojave buxhetore të shoqërive publike dhe shtetërore. Sipas raportit më të fundit mbi transparencën fiskale të Fondit Monetar Ndëërkombëtar, nëse buxheti i shtetit do të tentonte të mbulonte detyrimet e sektorit public, borxhi do të arrinte në rreth 119 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Qeveria ka hyrë garant për borxhet që kanë marrë ndërmarrjet në pronësi të saj, si: Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shoqëri të ndryshme ujësjellësash, etj. Fondi Monetar Ndërkombëtar verën se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është përgjegjëse për administrimin e pronës publike, por kjo nuk përgatit pasqyrat financiare të konsoliduara të shoqërive publike dhe për pasojë nuk dihet se sa është i ekspozuar portofoli i qeverisë ndaj këtyre shoqërive publike.