Buxheti 2016 ka marrë goditjen e parë, duke u shkurtuar me rreth 3 miliardë lekë, që në fillim të këtij viti pavarësiht se qeveria e cilësoi atë si realist. Duke folur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, të Kuvendit, ku u diskutuan dy akte normative të buxhetit, ministri i finanacve Shkëlqim Cani deklaroi se kjo ka ardhur si pasojë e uljes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku aktualisht një fuçi shitet me 28 dollarë, nga 40 dollarë që ishte më herët në muajin dhjetor.
“Në teori janë 3 miliardë minus që tani të ardhura, sepse nuk e dimë si do të shkojë viti, por me këto çmime nafte që po vërtetohen, minus 2,9 është rezultantja tani direkt,” – tha ministri Cani.
Për gropën e parë të Buxhetit 2016 edhe vetë maxhoranca u tregua kritike. Deputeti Anastas Angjeli e cilësoi qesharake edhe rishikimin e buxhetit per kalimin 1 miliardë lekë tek KESH me qëllim blerjen e energjisë.





