Zëvëndësministrja e financave Irena Beqiraj ka shpjeguar sot arsyet se pse është vendosur që të jepet me konçesion sistemi i mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar. “Marrja e këtyre të dhënave në kohë reale, instalimi i faturës elektronike, e cila është një kërkesë bashkëkohore që ndihmon administratën tatimore në punën e saj të përditshme, por është edhe një kërkesë e biznesit sepse ul edhe kostot e të bërit biznes, gjurmimi i mallit dhe mundësia e lotarisë së kuponit tatimor në kohë reale, mendojmë se do të jenë elementët bazë të një platforme, që do të ndihmojë administratën tatimore,” – tha zëvëndësministrja Beqiraj.

Ajo ka sqaruar më tij se ai është një konçesion i pakërkuar, që do të thotë se ideja nuk ishte e qeverisë, por e një kompanie private nga Hong Kongu. Sipas Beqirajt, Ministria e Financave nuk ka pranuar kushtet e kompanisë private, por ka hartuar terma krejtësisht të tjera reference për konçesionin.