Në Gjermani, situata e rënduar ekonomike vazhdon të jetë prezente.
Shoqatat e biznesit kanë paralajmëruar se shumë kompani, nuk kanë qëllim të investojnë në vend , dhe për shkak të këtij vendimi janë çmimi i energjisë, kostot e larta të punës dhe mungesa e punëtorëve.
“Tashmë kanë filluar zhvendosja e impianteve jashtë Gjermanisë, dhe kompanitë e mëdha largojnë fabrikat dhe kompanitë e vogla pësojnë dëmtime dhe mbyllen. Kjo është shpallja e falimentimit për hapësirën ekonomike të Gjermanisë”, deklaroi presidenti i Shoqatës së Tregtisë dhe Shërbimeve me Shumicë dhe të Jashtme Gjermane.
Sipas kryetarit të Dhomës Gjermane Peter Adrian, Gjermania ka nevojë për investime dhe infrastruktura të reja në rrugë dhe në sigurimin e fuqisë së nevojshme punëtore./DW