Treguesi i ndjesisë ekonomike arriti për herë të parë që prej nisjes së pandemisë mbi nivelin e mesatares historike, duke shënuar indeksin 104.

Sipas këtij vlerësimi që bën Banka e Shqipërisë në vrojtimin e besimit të sipërmarrjeve dhe konsumatorëve në ekonomi, rezulton se për të muajin e 6 resht ky tregues është në rritje, duke shkëputur ekonominë nga kriza e recesionit të vitit 2020.

Për herë të parë edhe konsumatorët kanë raportuar përmirësim të gjendjes financiare dhe raportojnë rritje të blerjeve të mëdha, ndërsa optimizëm kanë shënuar edhe sektorët e tregtisë, shërbimeve dhe industrisë.

Rënie të lehtë ka shfaqur vetëm ndërtimi, sektor i cili 3 muaj më parë raportoi një rritje të lartë të besimit me 10.9 pikë përqindje.

Bizneset janë shprehur se kanë rritje të porosive dhe përmirësim të shitjeve.