Aksioni kundër informalitetit, Drejtoresha e Tatimeve mbledh ekspertët dhe kontabilistët durrsakë (VIDEO)

Postuar: 10/10/2017 - 14:55

Aksioni kundër informalitetit dhe ndryshimet në paketën fiskale 2017 -2018 kanë mbledhur   në një takim ekspertët dhe kontabilistët durrsakë. I organizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës, në fokus të takimit ishin problemet e drejtpërdrejta që prekin bizneset në rolin e tatimpaguesit.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtuesja e institucionit, Valbona Sako, e cila u ndal te lufta kundër informalitetit, duke e konsideruar luftën të përbashkët me kontabilistët që përfaqësojnë  tatimpaguesit.

Përsa i përket paketës fiskale 2017- 2018, e cila me ndryshimet që pritet të ketë, në masë të konsiderueshme prek biznesin e vogël, drejtuesja Sako kërkoi propozime konkrete nga pjesëmarrësit.

Kryetari i kontabilistëve në Durrës, Besim Tusha, theksoi faktin që në këtë takim duhej të ishin të pranishëm të gjitha palët, sidomos pjesa që është në fokus të aksionit.

Sipas propozimit konkret të tij, TVSH duhet të përcaktohet jo sipas xhiros por sipas natyrës së biznesit.

Përsa i përket ndryshimeve që priten të prekin biznesin e vogël, kufijtë duhet të detajohen, pasi vendosja e TVSH-së mund të prekë konsumatorin. Konkretisht, kërkesa e avokatëve për të mos qenë pjesë e TVSH-së argumentohet me faktin që kjo do të rëndonte mbi ta.

Në takim pati diskutime dhe propozime konkrete nga ekspertët ekonomikë dhe kontabilistët pjesëmarrës, që do t’i përcillen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eksportet kanë shënuar një ecuri të mirë në muajin e parë të këtij viti, duke vijuar tendencën pozitive të shënuar edhe gjatë vitit të ka

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT.

Dëgjojmë aq shumë për turizmin, rritjen e numrit të vizitorëve, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto por mbi të gjitha për lulëzimi

   Bashkia e Durrësit e pranon që viti 2018 nuk ka hyrë aq i mbarë sa pritej, as për biznesin e as për konsumatorin.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot në një takim me mediat, strategjinë e Bankës së Shqipërisë për të ulur nive

Trëndafilat, më të shiturit edhe më të shtrenjtit, janë simbol i festës së 14 shkurtit.

Monedha e përbashkët europiane ka vijuar të nënçmohet edhe sot në tregun vendas.

Në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë.

Kursimet në valutë të shqiptarëve arritën një nivel rekord në vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë