Bankat kanosen nga falimentimi

30/07/2012 - 00:00

 

Bien depozitat, shtohen kreditë e këqia. Drejtuesit e filialeve të bankave në Durrës pranojnë krizën e thellë 

Duam apo jo kriza është e pranishme. Ekspertët kanë në dorë të dëshmojnë se në ç’nivel paraqitet dhe të kërkojnë rrugët për ta shmangur. Depozitat kanë rënë me 15 përqind dhe ky nuk është aspak sinjal pozitiv. Pra, kështu, kemi më pak klientë që ofrojnë kursimet e tyre. Nga ana tjetër vihet re tendenca e rritjes së numrit të kredimarrësve debitor, borxhlinj. Ky është problem jo i vogël. Është shqetësim tepër serioz.

Kreditë e këqia i kanë vendosur bankat në një situatë alarmante. Paniku për një falimentim të mundshëm manifestohet në thuajse të gjitha bankat, një pjesë e të cilave kanë ndërprerë dhënien e kredive. Sipas ekspertëve të disa bankave dhe përmbaruesve gjyqësor numri i kredive të këqia po shtohet në shifra të pabesueshme. Kreditë e këqia në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011 janë më shumë se dyfishuar. Durrësi nga janari e deri në fund të muajit qershor numëron mbi 800 kredi të këqia, ndërsa depozitat janë përgjysmuar për një pjesë të mirë të bankave. Përmbaruesi gjyqësor në Durrës, Lorval Petani, ka pohuar se bankat po shkojnë drejt rrënimit të pashmangshëm. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe drejtori i filialit të bankës Credins në Durrës, Aleksandër Josifi, i cili është shprehur se kriza në disa banka është tejet e thellë, pasi kanë rënë ndjeshëm depozitat, është ulur sasia e fondit për kredi, ndërkohë që kreditë e këqia po bëhen shumë problematike.

Bankat

Bankat në Shqipëri kanë vite që kanë ulur ndjeshëm fondet për dhënien e kredive si dhe kanë rritur kriteret për kategorinë e përfituesve. Ekspertët bankarë e kanë parë krizën fillimisht si fenomen psikologjik. Kriza ka nisur të shfaqet në vitin 2008, në muajin tetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tek ne u manifestua në trajtën e krizës së besimit, në anën psikologjike. Kjo bëri që në shumë raste klientët të tërhiqnin depozitat pa asnjë lloj motivi duke ndikuar në rënien e depozitave dhe për pasojë në uljen e sasisë së fondit për kredi të llojeve të ndryshme. Deri para vitit 2008 bankat në vendin tonë përgjithësisht kanë dhënë kredi pa kolateral dhe në shuma të konsideruara, pra pa u kërkuar kredimarrësve ndonjë peng deri në likujdimin e plotë të kredisë. Ndërsa situata erdhi duke u përmirësuar pas vitit 2008, këto dy vitet e fundit sistemi banker në përgjithësi dhe bankat e nivelit të dytë kanë nisur të përballen me një situatë të vështirë. Në Durrës operojnë rreth 18 filiale bankash.

Një pjesë e  tyre nuk e kanë fshehur problematikën ndonëse janë treguar të matura teksa kanë lakuar fjalën “krizë” apo “kanosja nga falimentimi”. Drejtues të bankave janë përpjekur t’i shmangen përdorimit të termave të mësipërm duke u përqendruar në deklarimin e vështirësive që ndiejnë në vjeljen e shumë kredive. Por realisht gjendja nuk është aspak pozitive. Bankat japin kredi me shumë vështirësi dhe për më tepër jo të gjitha bankat. Një pjesë e tyre kanë hequr dorë nga kjo praktikë duke sakrifikuar shumë në funksionimin normal të tyre, pasi sistemi banker e mbështet aktivitetin e tij në dy kolona: depozitat e klientëve të tyre dhe dhënia e kredive. Për shkak të krizës në të cilën janë mbërthyer ata kanë tkurrur deri në mohim të plotë dhënien e kredive të çdo lloji dhe i janë kthyer mbledhjes së parave duke nxjerrë në terren të gjithë agjentët e kredive. Kjo është parë si e vetmja mënyrë dhe e fundit për të mbijetuar, ndonëse pak shpresa ka për një rimëkëmbje të mundshme.

Me sa duket rritja e numrit të kredive të këqia i ka shtyrë shumë banka të nivelit të dytë të ndërpresin dhënien e kredive. Oficerët e kredive vërejnë se kredimarrësit përgjithësisht janë prekur nga falimentimi ndaj nuk kanë mundësitë e duhura për të shlyer këstet e kredisë në afatat e duhura. Disa nga këto kredi të këqija janë thuajse të pamundura për t’u likujduar, ndërsa për disa të tjera po tentohet të gjendet një rrugë ndërmjetëse mes kredimarrësit dhe bankës. Kjo e fundit ka pranuar një sërë kompromisesh me klientët debitorë e të parregullt në shlyerjen e detyrimeve, mjafton që të marrë pak e nga pak pjesë nga shuma që u është dhënë klientëve në formë kredie. Ndonëse nuk kanë munguar edhe rastet e gjetjes së një zgjidhje e cila ka konsistuar në uljen e barrës së detyrimit për një periudhë kohe deri në çastet kur klienti mendon se do e rimarrë veten për të likujduar detyrimin, gjasat për ta kapërcyer krizën janë fare të pakta.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Shqipëria me të 3 rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat p

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot serinë më të re të kartëmonedhave shqiptare.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ndan lajmin se papunësia në vend është ulur në 11.5%, bazuar kjo në anketat tremujore të forcave të pu

Librat dhe pajisjet shkollore janë bërë më të shtrenjta këtë vit.

Drafti “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit synon që, duke nisur nga data 1 janar

Në një dalje për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj dha detaje dhe informacione të tjera konkrete mbi kontrollet

Një tjetër ligj po pëson ndryshime, “Ligji për Shtetësinë”, i cili pritet që të shtojë kostot për individët që duan që të marrin shtetësi

Duke filluar nga viti i ardhshëm, tatimpaguesit që kanë prona të shumta ose i blejnë ato, por nuk i justifikojnë këto prona me të ardhura

Instituti i Statistikave raportoi se në vitin 2018 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ka pësuar rritje.