Bizneset e vogla kërkojnë miratimin e një pakete ekonomike, të shtyhet pagesa e taksave

16/03/2020 - 09:20

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë  në një shkresë drejtuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave ka paralajmëruar për situatën e vështirë që po kalojnë subjektet e vogla e të mesme dhe ka kërkuar marrjen e disa masave për ta mbështetur atë, ashtu siç po bëjnë qeveritë e vendeve të tjera të Europës.

Ndër kërkesat kryesore janë shtyja e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit, rimbursimi i pagave të punonjësve, sigurimeve, përjashtimin nga taksa e pronës si dhe të gjenden forma rimbursimi për të kompensuar humbjet e bizneseve.

Në shkresë thuhet:    

“Në situatat e pandemisë për shkak të covid-19, në të cilën po kalon vendi, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm  të Shqipërisë, përshëndet masat e ndërmarra nga Qeveria, për mbrojtjen e jetës të qytetarëve. Mbyllja e aktiviteteve ekonomike në shumicën e bizneseve edhe një here e ve në sprovë biznesin e vogël dhe të mesëm pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Përshëndesim Bankën e Shqipërisë për iniciativën që ndërmorri në shtyrjen e afatit 3 mujor për shlyerjen e kredive dhe interesave bankare ndaj individëve dhe biznesit, por jemi shpresëplotë që kjo të vihet në zbatim sa më shpejt.

Nga ana tjetër, natyrshëm kjo situatë pritet të sjellë vështirësi të mëdha ekonomike ndaj biznesit në përgjithësi, por sidomos biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti, për arsye sepse biznesi i vogël është më i ndjeshëm ndaj këtyre situatave.

Sot problemet ekonomike varen shumë nga kohëzgjatja e pandemisë. Masat për shëndetin publik kufizojnë dhe dëmtojnë aktivitetin ekonomik. Bizneset vazhdojnë dhe paguajnë shpenzimet fikse megjithëse kanë pezulluar aktivitetin ekonomik.

Në treg ka ndryshime të mëdha të rregullit ekonomik kërkesë-ofertë.

Bizneset do të përballen me krizë parash, rrjedhimisht punëtorët do të ngelen pa punë. Në këto kushte, biznesi është i detyruar ose të marrë borxh para në banka dhe rrugë informale ose të falimentojë.

Lidhja biznes i vogël – biznes i madh do të prishet dhe njëkohësisht do të shkatërrohen balancat ekonomike.

Pas mbarimit të krizës shëndetësore, ekonomike dhe sociale, frika e biznesit është e madhe nga largimi i punonjësve jashtë shtetit.

Paniku për një krizë financiare do të çojë në një krizë kredie etj.

Të ndodhur në këto kushte e shohim të arsyeshme për t’i kërkuar qeverisë marrjen e disa masave dhe plane veprimi ndërmjet palëve me grupet e interesit, për lehtësimin e barrës fiskale dhe monetare ndaj biznesit.

Duke marrë shembuj nga vendet e prekura nga pandemia, si Franca, Italia, Gjermania, Spanja, Kosova etj.të cilat kanë miratuar paketa fiskale shtesë edhe shteti ynë, duhet të miratojë një paketë ekonomike dhe sociale ku detyrimisht përfshihet biznesi i vogël dhe i mesëm.

Deri në mbylljen e krizës shëndetësore sociale dhe ekonomike kërkojmë:

Qeveria të shikojë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike e varur kjo nga situata në të cilën vendi do ndodhet për shkak të pandemisë.

Qeveria të krijojë mundësinë e shtyrjes së pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit.

Rimbursimin e plotë të pagës së punonjësve.

Rimbursimin e detyrimeve për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Shtyrjen e pagesave të energjisë elektrike dhe ujit si dhe taksave vendore.

Për bizneset që pësojnë dëme nga kjo situatë, qeveria të gjejë forma për kompesimin e plotë të tyre.

Të përjashtohen bizneset nga taksa e pronës deri në përfundimin e krizës.

Të kompesohet e plotë pagesa e qerasë si dhe tatimit në burim i qeradhënësit, për të gjitha bizneset të cilat janë qeramarrës.

Të shtyhet për një periudhë të caktuar nga ana e qeverisë deklarimet e bilanceve, për shkak të vështirësive të mbledhjes së dokumentacionit nga ana e kontabilistëve.

Banka e Shqipërisë të injektojë para në treg për të ulur efektin e krizës.

Zbutjen e normave të interesit duke i krijuar bizneseve mundësi më të mëdha kreditimi.

Në planin afatgjatë, për shkak të krizës si dhe ankimimeve tona të shpeshta për tatime dhe taksa të larta, qeveria duhet të rishikojë edhe një herë një program të një pakete të re fiskale dhe zbutjen e kostove ndaj biznesit. Kjo paketë do t’i krijonte mundësi edhe bizneseve të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Në zbatimin e ligjit në kushtet aktuale, qeveria jo vetëm të ndërmarri masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit, por dhe masa lehtësuese që vendi të mos ndodhet para një recension i cili do të sillte falimentimin e mijëra bizneseve dhe largimin e mijëra shqiptarëve drejt perëndimit.

E shohim me vend t’i bëjmë thirrje biznesit të veprojë me rigorozitet ndaj masave të marra nga qeveria, gjithashtu askush të mos abuzojë me çmimet e produkteve dhe shërbimeve dhe urojmë që kjo situatë të kalohet me lehtësi dhe sa më shpejt”. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonom

Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të a

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira.

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë