Euro arrin nivelin më të ulët që nga qershori, ekspertët: Përdorimi i saj do vijë në ulje

Postuar: 21/02/2018 - 13:50

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke arritur në nivelin më të ulët që nga fundi i muajit qershor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 132.05, me një rënie të fortë prej 0.3 lekë. Kjo është rënia më e madhe ditore që nga 21 qershori.

Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që nga qershori i vitit të kaluar, kur euro zbriti në 131.98 lekë, niveli më i ulët të afër 10 viteve, dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, si rrjedhojë e ofertës së lartë në valutë.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se rënia e ditës së sotme ka ardhur si rrjedhojë e disa faktorëve.

Së pari, euro ka rënë sot në bursat ndërkombëtare, ndonëse ajo vijon të mbetet afër nivelit më të lartë të tre viteve. Monedha e përbashkët u nënçmua sot me 0.15%, duke arritur në 1.2317 USD, nga 1.25 USD që arriti pak ditë më parë.

Së dyti, euro prej disa kohësh po shfaqet e dobët në tregun vendas dhe kjo është kthyer në një tendencë të qëndrueshme. Kjo dobësi shpjegohet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, e cila ka mbizotëruar përgjatë gjithë vitit 2017 dhe në muajt e parë të 2018-s. Në sektorin e ndërtimit psh ka pasur një valë shitjesh të shtëpive në euro, që janë konvertuar më pas në lekë. Megjithatë, Ilirian Ligaçaj, drejtor i thesarit në Union Bank pohon se nuk ka indikatorë të qartë të nivelit të ofertës në euro që hyn në Shqipëri.

Nga ana tjetër, përdorimi i euros pritet të vijë në ulje, pas strategjisë së Bankës së Shqipërisë për të reduktuar nivelin e euroizimit në ekonomi. “Euro do jetë vazhdimisht e dobët sepse do të përdoret më shumë monedha vendase edhe në kredidhënie”, pohon Ligaçaj. Ai shton se nëse edhe kontratat e shitblerjeve të mëdha si makina apo shtëpi do kthehen në lekë, kjo do e dobësojë më tej euron.

Një tjetër faktor që ka nxitur rënien e euros në tregun vendas sipas ekspertëve të kursit të këmbimit janë pagesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ekspertë të tjerë të këmbimeve valutore shtojnë për Monitor se ka pasur fluks të firmave që kanë thyer valutën për të paguar detyrimet. Megjithatë ata shtojnë se presin që monedha e përbashkët të stabilizohet në ditët që do të vijnë.

Edhe dollari ka shënuar rënie në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 107.14 lekë, 0.09 lekë më pak se një ditë më parë. Nënçmimi i dollarit tek ne, në një kohë që në bursa ai ka qenë në rritje është një tregues se luhatjet në kursin e këmbimit janë nga faktorë të brendshëm. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te

Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot te personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë

Grupi financiar italian, Comdata, një nga kompanitë call center më të rëndësishme në Itali, me një xhiro prej 300 milionë eurosh në vit,

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë.

Punësimi në shtet shënoi rritje domethënëse në tremujorin e dytë të vitit, me 170,652 të punësuar gjithsej, duke u zgjeruar me 3,7 për qi