Eurozona drejt unifikimit bankar

13/12/2012 - 10:45

 

BRUKSEL - Pas bisedimeve maratonë, Ministrat e Financave të Eurozonës nënshkruan në orët e mëngjesit të së enjtes marrëveshjen që i jep fuqi mbikqyrëse Bankës Qendrore Europiane ndaj të gjitha bankave private që operojnë në zonën e monedhës së përbashkët.Marrëveshja cilësohet si tepër e rëndësishme dhe një hap i madh drejt unifikimit bankar të Eurozonës dhe i paraprin takimit e krerëve të Bashkimit Europian më vonë gjatë ditës së sotme. 

Rregullat e reja të përcaktuara nga marrëveshja e Ministrave të Financave, që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2014, synojnë parandalimin kolapseve bankare si dhe të shmangë ndërhyrjet e qeverive të Eurozonës.

“Arritëm një marrëveshje të rëndësishme për të vendosur një mekanizëm mbikqyrës për të gjitha bankat që operojnë në zonën e monedhës së përbashkët”, deklaroi ministri gjerman i financave, Wolfgang Schauble, ndërsa Komisioneri Michell Bariner shtoi se hap pas hapi bashkimi bankar europian do të ndërtohet dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara.

Sipas marrëveshjes, bankat me më shumë se 30 miliard euro asete do të jenë në monitorim të përhershëm nga Banka Qendrore Europiane. Kësaj të fundit i shtohen kompetencat të ndërhyjë tek kreditorët dhe huadhënësit e vegjël në momentin e parë që vëren se diçka nuk shkon.

“Ministrat e Financave ndërmorën një hap gjigant përpara, një hap më shumë drejt integrimit financiar; një transferim domethënës kompetencash nga qeveritë kombëtare të Eurozonës, drejt Bankës Qendrore Europiane”, deklaroi gazetari i BBC-së, Gavin Hewitt.

Edhe para këtij pakti, ekzistonte një marrëveshej mes vendeve të Bashkimit Europian që i siguronte rolin mbikqyrës Bankës Qendrore Europiane, por risia qendron tek fakti se me marrëveshjen e re, BQE-së i jepet autoriteti të vendosë mbylljen e bankave që veprojnë brenda Eurozonës kur vëren se ato shkelin rregullat e përcaktuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime

Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familjet shqiptare.

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familj

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821.

Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte

Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës. Bëhet fjalë për Triportin në Vlorë.

Moti i mirë i tetorit mbajti gjallë disi turizmin e për rrjedhojë dyert e strukturave akomoduese pritën një pjesë të pushuesve që vinin n

Deri më 31 dhjetor të vitit 2020 qeveria angazhoi vetëm 57 për qind të fondit të programuar për rindërtimin e pasojave shkatërruese që la

Eksportet e kanë nisur vitin me një rritje të lehtë prej 3.1% me bazë vjetore në janar, të ndikuara nga ecuria pozitive e “Materiale  ndë

Rrjeti i hotelerisë Hilton do të hyjë në Shqipëri me një tjetër hotel, pas një marrëveshjeje menaxhimi të nënshkruar me Kastrati Residenc