Hetimi Tatimor thellon kontrollet, bllokohet aktiviteti me 6 milionë lekë mall të padokumentuar

27/07/2018 - 10:59

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. 

Strukturat e Hetimit Tatimor, kanë konstatuar se subjekti "Markela Kokëdhima” me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik.

Gjithashtu, në datë 26 korrik nga strukturat e Hetimit Tatimor  Rajoni Jugor u konstatuan shkelje nga ana e subjektit “Valta Hotel”, me vendndodhje në Qeparo, Himarë. Ndaj tij  është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarikë për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e dytë).

Ndërsa nga kontrollet e tjera të ushtruara në Himarë, Ksamil, Qeparo, Borsh, etj. u morën edhe masat si më poshtë vijojnë: 

- Për subjektin Ardenis Hamza, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Camping Kranea, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mariglen Lika, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Kelen-ja, me vendndodhje në Livadhja, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. 

- Për subjektin Vladimir Lani, vendndodhja Qeparo, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Dëshira Mahili, vendndodhja Ksamil, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Farije Jahaj, vendndodhja Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. 

- Për subjektin Bujar Kofina, vendndodhja Borsh, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH

- Për subjektin Areti Likoka, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u për

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sip

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Ish-ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj thotë se sipas Raportit të Komisionit Evropi

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore.