Kreditë me probleme, Shqipëria thyen rekord në Evropën Qendrore

12/06/2019 - 07:40

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) gjatë 12 muajve deri në shtator 2018, sipas një një raporti të ri të bërë publik nga Iniciativa e Koordinimit të Bankës Evropiane në Vjenë.

Raporti i NPL-ve në Shqipëri ra me 1.9 pikë përqindje nga viti në vit në 12.9% në fund të shtatorit, por mbeti më i larti në rajon, sipas instrumentit gjysmë vjetor për CESEE, botuar nga NPL Initiative, një nënbashkësi e Vienna Initiative.

Vetëm dy vende mbesin mbi pragun prej 10% në CESEE (Shqipëria në 12.9% dhe Kroacia me 10.2%).
Serbia regjistroi përmirësimin më të madh në raportin e NPL-ve në CESEE. Niveli i NPL-ve në Serbi u ul me 5.8 pikë përqindjeje nga viti në vit. Shifrat treguan një trend të vazhdueshëm në rënie të raporteve të NPL-ve, për të gjitha vendet e shqyrtuara përveç Letonisë dhe Estonisë.

Vëllimi i NPL në rajonin e CESEE ra me 12.9% në periudhën 12-mujore deri në shtator 2018.

“Situata në lidhje me kreditë me probleme (NPL) ka vazhduar të përmirësohet në CESEE që nga raporti i fundit, me volumet e NPL-ve që kanë arritur në nivelin më të ulët në tetë vjet (37.9 miliardë euro më 30 shtator 2018 për rajonin), dhe raporti i NPL arriti 4.4% (përshpejtimi i 1pp në vit). Shitjet e mëtejshme të NPL-ve nga investitorët bankarë kanë ndikuar në rënien e vëllimit të NPL-ve, teksa ky aktivitet arriti në 3.1 miliardë euro në vitin 2018.

Ky vit shënon 10 vjetorin e Iniciativës së Vjenës dhe 6-vjetorin e NPL Initiative. Që nga fillimi i Nishmës së NPL-venë 2014, janë zbatuar rregullime të rëndësishme mbikëqyrëse dhe reformat të taksave për të zgjidhur NPL-të. Krijimi i kushteve për një treg të shëndoshë të NPL-ve (megjithëse ende jo perfekt) kontribuoi në aftësinë e bankave për të zhvlerësuar një pjesë të madhe të stoqeve.

Megjithatë, ka ende shumë punë. Është bërë progres vitet e fundit për të ulur nivelin e NPL-ve, por më shumë duhet të bëhet për të zbutur ndryshimet brenda vetë bankave për parandalimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të NPL-ve në afat të gjatë”-thuhet në raport.

Vienna Initiative (Iniciativa e Vjenës) është një kuadër për ruajtjen e stabilitetit financiar të Evropës në zhvillim. Ajo u themelua në kulmin e krizës financiare globale në janar 2009. Ajo bashkon të gjithë aktorët domethënës të sektorit publik dhe privat të bankave ndërkufitare me bazë në BE, që janë aktive në Evropën në zhvillim, të cilat zotërojnë shumë prej sektorëve bankarë në atë rajon. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skemat e pensioneve përveç plakjes së popullsisë po vuan keqmenaxhimin e institucioneve publike, të cilat nuk i paguajnë sigurimet shoqër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë në disa biznese në Lezhë kryesisht ato që punonjësit e tyre duhet të përfitojnë

Inspektorët e terrenit në administratën tatimore do të monitorohen me sistem GPS për lëvizjet e tyre pranë bizneseve.

Mesazhi se janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh u ka shkuar ditën e fundit shumë individëve, po ndër ta edhe atyre që realisht n

Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me tatim 3% do të ketë afat deri më 31 dhjetor 2020.

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e