Taksa e makinave do të rishikohet, sa më e fuqishme aq më shumë…

03/07/2019 - 09:17

Qeveria parashikon që të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve, sipas së cilës, sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më shumë do t’ju duhet të paguani.

Referuar një dokumenti zyrtar, parashikohet që në vijim të ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5. Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Konkretisht në dokument thuhet se do të bëhet “rishikimi i sistemit aktual të taksave të automjeteve në Shqipëri si: Aplikimi i taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkime të vetë automjetit. Rritja e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit. Gradualisht përjashtimi nga taksat i automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro VI dhe V ose automjetet hibride / elektrike)”, thuhet në dokument.

Sigurisht, kjo është sugjeruar si një masë që do të zërë vend në afatmesëm dhe që kërkon angazhimin e të paktën tre ministrive për të dalë në një politikë të unifikuar. Bëhet fjalë për Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Në funksion të nxitjes së automjeteve që emetojnë sa më pak gazra ndotës në mjedis është cilësuar si thelbësor edhe bashkëpunimi me njësitë vendore, ku bashkive do t’ju kërkohet që të angazhohen në instalimin e stacioneve të karikimit me energji elektrike për automjetet elektrike.

Po kështu do të kërkohet rinovim i flotës për kompanitë që kanë një të tillë dhe ofrojnë shërbime, për automjetet e transportit urban, ato të pastrimit të qytetit e disa kategori të tjera.

Për të dhënë ndikim në uljen e ndotjes së ajrit në dokument kërkohet që autoritetet të punojnë për të bërë lehtësimin në rritjen e shpërndarjes së stacioneve të mbushjes me ndikim të ulët (GLN dhe metan). Po kështu të bëhet sigurimi i karburantit me përmbajtje të ulët të squfurit dhe me cilësi të lartë (në nivel me MS-të) të përdoret në të gjitha mjetet e transportit.

Kjo do të ecë paralel edhe me rritjen e kontrollit që bëhet në verifikimin e testimit të shkarkimeve të automjetit, autobusëve dhe flotës së automjeteve, për të kufizuar dhe për të reduktuar shkarkimet e grimcave dhe ndotësve të tjerë të ajrit./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër.

Në vijimit të zbatimit të Planit Operacional në luftë kundër Informalitetit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtor

Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektorati i Punës dhe Sektori

Dy komente të posaçme nga Ministria e Financave për përdorimin e buxhetit nga dikasteret e Arsimit dhe të Shëndetësisë për 4 muajt e parë

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon.

Në mesin e muajit korrik, që shënon kulmin e sezonit turistik, dhe fluksin e shtuar të vizitorëve dhe turistëve të huaj, është karakteris

Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij për programin e pestë të reformave ekonomike (ERP) që mbulon periudhën 2019-2021, i hart

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut.

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”.

Në raport me popullsinë, azilkërkuesit shqiptarë ua kalojnë edhe “të arratisurve nga vendet me konflikte” megjithatë aplikimet e tyre jan