Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit, që shumë shpejt do të mund të paguajnë edhe detyrimet online.

Detyrimet që do të mund të paguhen online janë:

  • Pagesa e TVSH-së nga biznesi

  • Tatimi i Fitimit i Biznesit

  • Tatimi i lojërave të fatit të biznesit

  • Tatimi mbi të ardhurat personale

  • Renta minerare e subjektit

  • Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin

  • Taksat kombëtare

  • Tarifat kombëtare

  • Tatimi i mbajtur në burim

  • Kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi

  • Detyrimet globale

  • Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi të biznesit

  • Tatimi mbi të ardhurat personale nga biznesi

Mundësimi i pagesave të detyrimeve online do të shkurtojë kohën dhe do të lehtësojë veprimet e biznesit.