Ulini shpatat ndaj biznesit, ka vetëm një rrugëdalje: Ta ndihmoni atë

09/04/2020 - 08:32

Nga Irena Beqiraj

Sot ka vetëm një moto e cila po drejton vendimarrjet e gjithë qeverive në botë, “Motorët e ekonomisë duhet të rrinë të ndezur” Go big, act fast, keep the light on”  ofroni mbështetje të mjaftueshme për biznesin dhe veproni shpejt, këto janë recetat bazë për të mbajtur gjallë ekonominë.

Ndërkohë që, lufta me virusin do të jetë e përkohshme,  humbjet ekonomike mund të jenë afatgjata . Jo pa qëllim  shqetësimi kryesor i shumë qeverive është ruajta e pozicionit konkurrues në tregjet dhe ekonominë  globale. Me çdo kosto, ato po tentojnë të mbajnë në punë infrastrukturën ekonomike  private, me qëllim që rimëkëmbja të jetë e shpejtë dhe jo e tejzgjatur.

Vetëm nën mentalitetin e “ pushtetit popullor” , biznesi shihet si pronë e kulakut, e  të paudhit, që shfrytëzon krahun e punës ( proletariatin ) . “Kulaku“ duhet të përgjigjet  dhe solidarizohet me detyrim. Biznesi  duhet të paguajë  punëtorët edhe pse është në muajin e dytë që nuk  prodhon apo nuk ofron  shërbime, (ndërkohë që edhe pas karantinës , parashikimet janë për një  gjashtë  mujor të vështirë ekonomik), se përndryshe revolucionarët e “ pushtetit popullor” do të ngrenë mbi kokat e tyre  shpatat kërcënuese .

Ulni shpatat! Lufta me recesionin kërkon kthjelltësi, edhe sa më pak emocione populiste .

Gabimi i parë është mendimi që,  interesi i biznesit është eskluzivisht vetëm i lidhur me interesat e  pronarit  / ortakëve  . Biznesi është një infrastrukturë ekonomike  me të cilin lidhin interesat edhe prosperiteti ekonomik i shumë palëve. Këtu futen punonjësit, rrjeti tregëtar ( furnitorët edhe klientët), bankat edhe shteti.

Sot  me sektorin  privat, kanë lidhur ardhmërinë  e tyre ekonomike 516 mijë shqiptarë ose gati 50 % e te punësuarve  në Shqipëri. Bankat  e nivelit të dytë kanë dhënë 43% të kursimeve tona ose ndryshe  3.6 miliard euro kredi për biznesin  dhe qeveria mbledh me shumë se 90% të të ardhurave buxhetore në mënyrë direkte apo indirekte nga sektori privat.  Si mund të na shkojë nëpër mend ta lemë  të falimentojë “kulakun”,  i cili kontibuon me 80% në Prodhimin e Brendëshëm Bruto dhe investimet e tij kapitale janë  sa 22%  PBB-së, ndërkohë që investimet kapitale të qeverisë ,të zgjedhur me shumicë nga populli janë vetëm 4.9% të PBB ?!.

Ka ekonomistë  të cilët mendojnë që qeveria e bëri detyrën duke ofruar garancinë për kreditë. Likujditeti është oksigjen për biznesin, por mushkritë  e biznesit janë fitimet ose ndryshe rentabiliteti.

Që të ketë “efekte  shëruese “ likujditeti, duhet  që mushkritë të  funksionojë. Pra biznesi duhet  të jetë fitimprusës sot edhe në të ardhmen e afërt ,  gjë që do të thotë se të ardhurat duhet të jenë  më të mëdha se kostot. Nga një pyetësor i bërë nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë,  rezultoi se vetëm 3% e bizneseve nuk prisnin rënie të shitjeve, 21% e tyre presin një ulje me 50% , ndërsa 55% presin një të  ulje të shitjeve me më shumë së 50%.

Duke pasur parasysh faktin që pjesa dërmuese e kostove janë  gjysëm fikse dhe fikse  , pra është e pamundur ti ulësh në të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me rënien e shitjeve , ruajta e retanbilitetit /përfitueshmërisë  kthehet në çështjen numër 1 të mbijetesës së biznesit.

Sipas përcaktimeve VKM-së së fondit të garancisë së dhënë nga qeveria, bizneset mund të marrin kredi të garantuar nga shteti në bankat e nivelit të dytë, për të paguar pagat, maksimumi për 3 muaj, më afat 6 mujor  me një normë interesi 2.85 për qind. Kjo masë, do të ndihmonte vetëm bizneset, të cilat janë duke punuar kapacitet  dhe po përjetojnë një mungesë të përkohëshme likujditeti, e cila në këto kohë të vështira, mund të vij si rezultat i ndryshimeve të afateve të pagesave , qoftë nga funitorët, qoftë nga klientët. Vonesat mund të lidhen edhe me vështirësitë e mëdha që po hasen në transportin kryesisht ndërkombëtar.

Cili financier  do t’i rekomandonte një hoteli turistik, një restoranti, një agjencie  turistike, një rrobaqepsie, një kompanie përpunimi, e cila pret rënie  drastike të të ardhurave  dhe është në pamundësi reale për të ulur kostot fikse e gjysëm fikse, të marrë kredi ,për për të paguar punëtorët që efektivisht  nuk kanë punë?

Cili mjek do të shpresonte që po ta vendoste në oksigjen një pacient, ku dy mushkritë e të cilit kane dalë jashtë funksionit, ai  do përmirësohej?

Biznesit  i duhet likujditeti por pasi të këtë  siguruar parakushtin e rentabilitetit. Pjesa më e madhe e bizneseve tona , të cilat operojnë në tregti, në turizëm, trasport dhe prodhim  janë në vështirësi për të siguruar rentabilitetin. Pra rezikojnë falimentimin, çka më shumë jo për faj të tyre.

“Jo për faj të tyre” është një fjali kyçe, nëse do t’i referohemi mënyrës sesi është e ndërtuar ADN-ja e një biznesi. Arkitektura e një biznesi,  është  e ndërtuar në  mënyrë të tillë që të përballojë humbjet që vijnë nga veprimet dhe mosveprimet e tij, ose ndryshe nga risqet  operacionale dhe financare të tij. Të gjitha  risqet e tjera të  jashtme, të cilat mund të vijnë si rezultat i fatkeqësive natyrore, ( tërmet, zjarr përmbytje etj) biznesi duhet dhe i mbulon me anë të sigurimit.

Zvogëlimi i kapaciteteve, të prodhimit dhe të shërbimit,  si rrjedhojë e karantiminit, nuk kanë lidhje me aftësitë dhe vendimarrjet  e biznesit apo me arkitekturën e tij  të menaxhimit të risqeve. Ulja e kapacitetit , kësaj here vjen  si rezultat i një politike  shtetërore të  ruajtes së shëndetit publik, për të cilën  nuk ekziston mundësia e sigurimit. Në këto kushte, shteti është i vetmi edhe i fundit sigurues dhe mbulues i këtyre risqeve.

Shpesh ngatërohet morali, thellësia dhe natyra e ndërhyrjes që u ofrua gjatë  krizës financiare të 2008, për të shpëtuar sektorin financiar  nga falimenti, me moralin natyrën dhe  thellësinë e ndërhyrjes që kërkohet në këtë rast.

Kriza e 2008 –ës erdhi si rezultat i gabimeve të bëra nga vetë bizneset në sektorin financiar, nga  ekspozimi I  këtij sektori më tepër seç duhej karshi risqeve, si dhe nga paftësia e autoritetve për ta mbikëqyrur atë. Kjo ndërhyrje krijoi  një “rrezik moral “ pasi kostot e gabimeve të bëra nga bizneset që vepronin brenda një sektori  kaluan padrejtësisht tek taksapaguesit.

Edhe pse thellësia dhe masa e ndërhyrjes në krizën e 2008  ishte e qënësishme, ajo mbeti brenda sektorit financiar dhe nuk arriti të trasmentohet në ekonominë reale në tërësi.

Sot është krejt ndryshe.  Sot duhet të ndihmojmë ekonominë reale në tërësi  e cila gjendet në prag të kolapsit jo për faj të saj.

Lufta me Covid -19  nuk mund të fitohet , nëse shpëtojmë vetëm jetë.  Kjo luftë do të quhet e fituar , nëse arrijmë të  sigurojmë jetesën sot dhe nesër, në një mjedis ekonomik global, i cili pas kësaj pandemie nuk do të jetë më i njëjti.  Edhe pse heziton  të jetë roaktive, për shkak të kufizimeve buxhetore( të cilat mund të tejkalohen) është detyrë e qeverisë të ofrojë një paketë mbrojtëse për biznesin e cila duhet të targetojë  uljen e kostove, me qëllim sigurimin e mbijetesës. Sot mund të ndihmojmë biznesin me anë të:

1) Rishikimit të pagesave paraprake të tatimit fitimit për vitin 2020 , duke marrë parasysh  ndikimin e pritshëm në qarkullimin vjetor të biznesit për 2020   (duke mos përdorur si bazë përcaktuese , fitimet e vitit 2019 ) .

2) Shtyrjen e  pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, si dhe taksat që lidhen me pagën. Sektorët më të goditur që kanë qenë të mbyllur edhe që do të kenë pasoja të konsiderueshme në të ardhmen e afërt (si turizmi dhe prodhimi) mund të përjashtohen për një kohë të caktuar nga taksat që lidhen me pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore që paguhen nga punëdhënësi ose i vetëpunësuari, për të ulur kështu kostot e punës.

3) Të lehtësohet biznesi nga pagesat e TVSH-së, në  dogana  për artikujt e importuar  kryesisht  (lëndë të parë dhe makineri dhe paisje), duke e paguar TVSh-në e plotë në shitje të produktit, duke shmangur abuzimin përmes administrimit të kujdesshëm.

4) Përjashtim i përkohshëm i biznesit nga taksa fikse, të cilat nuk kanë lidhje direkte me ciklin ekonomik siç janë taksa e pronës  apo disa taksa vendore.

5)  Sot biznesi mund t’i mbart humbjet në 3 vjet . Zgjatja e e afatit të njohjes së humbjeve të mbartura të biznesin, do të ulte pagesën e tatim ftimit në të ardhmen.  Një opsion më agresiv mund të jetë, shtirja e kësaj mase me prapaveprim duke  e zgjatur afatin edhe duke përfshirë  humbjet e pa njohura dhe të realizuara në të shkuarën.

Kjo do të çonte në rishikim të tatim fitimit të paguar në periudhat e mëparshme duke i dhënë mundësi biznesit të krijojë një tepricë të  paguar në shtet , për të zbutur tatimet që do të duhet të paguajë në kohë recensioni.

6) Për të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të rregullt në mbajtjen e tatimin në burim të qirasë, mund të ofrohet një kompensim për pagesën e qirasë.

7) Aty ku është e mundur ( sidomos për turizmin dhe prodhimin ), me bankat e nivelit të dytë të shikohet mundësia e ristrukturimit të kredive ekzistuese të biznesit , duke ofruar për një afat të paktën 1 vjecar , shtyrjen e pagesës së interesave.

Nuk kemi shumë zgjidhje përpara . Ajo është vetëm një, paketë mbrojtje për biznesin.  Nëse opinioni public do të vazhdojë t’i qaset biznesit me mentalitetin “e luftës së klasave”, populistët e politikës do të gjejnë më shumë terren për të ushqyer, agresivitetin popullor karshi zhvillimit duke përshtatur psikologjinë shoqërore  me aftësitë  e tyre të cekta në  politikëbërje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi foli në një lidhje me “Skype” në News24 lidhur me situatën e krijuar ng

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e m

Borxhi i jashtëm bruto i vendit u zgjerua me 8,6 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht prej emetimit të Eurobondit me vlerë 6

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkak

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjit

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo

Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave.