Ekonomisti Vasil Zaho, anëtari i Kryesisë së LSI Durrës thotë se Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Doganat, OSSHE dhe Drejtoritë e taksave vendore te Bashkive, po mbledhin gjobat dhe interesat e sistemit të gjeneruara nga marsi 2020.
“Mbledhja e gjobave ndaj biznesit në Durrës, vendim absurd”, shkruan Zaho ndërsa vijon se biznesi është në ditët më të vështira ndaj kërkohet mbështetje dhe jo shfrytëzim.
POSTIMI I PLOTË
Mbledhja e gjobave ndaj biznesit në Durrës, vendim absurd.
Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Doganat, OSSHE dhe Drejtoritë e taksave vendore te Bashkive, po mbledhin gjobat dhe interesat e sistemit të gjeneruara nga Marsi 2020, pra në Periudhën e Pandemisë ose Vitin e Luftës.
Për pjesën dërrmuese të shoqatave të biznesit ky është një veprim absurd.
Mbledhja e gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të tjera të gjeneruara automatikisht nga sistemi tatimor për vitin 2020 nuk po realizohet në asnjë nga vendet e tjera të rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, sikurse as edhe në Itali dhe vende tê tjera.
Ky është veprim krejtesisht i pavend, që në kohë lufte, qeveria të sillet si në një periudhë normale me sipërmarrjen.
Qeveria duhet të kryejë faljen e të gjitha gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të gjeneruara automatikisht nga sistemet për të gjithë Periudhën e Pandemisë, e cila po vijon.
Biznesi është në ditët më të vështira ndaj kërkohet mbështetje dhe jo shfrytëzim.
Më 25 prill nis një kapitull i ri në marrëdhënien me sipërmarrjen, me mbështetje të plotë dhe politika fiskale të favorshme për biznesin.
Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI





