· “Monizmin” e majtë e thyen Avni Ahmetaj, përfaqësues nga FRD-ja
3 gusht 2015 – Pas konstituimit të “parlamentit” të bashkisë së re të Durrësit, ku u votuan dhe 9 përfaqësues plus kryebashkiaku për herë të tretë Vangjush Dako në Këshillin e Qarkut, “Dyrrahu” ka siguruar listën e plotë të përbërjes të kësaj hallke koordinuese, edhe me përfaqësues të këshillave të Krujës dhe Shijakut.
Sikurse ka njoftuar dhe më parë portali “durreslajm.com”, Këshilli i Qarkut të Durrësit është i reduktuar në 19 veta, ku 3 kryebashkiakët janë anëtarë automatikisht (plus 9 përfaqësues nga Durrësi, 4 nga Kruja dhe 3 nga Shijaku). Karakteristikë e veçantë është se të 18 përfaqësuesit në këtë Këshill Qarku janë të majtë (11 nga PS dhe 7 nga LSI) dhe një nga partitë aleate, e djathtë, këshilltari i Frymës së re Demokratike Avni Ahmetaj. Ja përbërja:
Përfaqësuesit nga Këshilli i Bashkisë së Durrësit:
1. Vangjush Dako (Kryetar i Bashkisë) PS
2. Alfred Mullaraj PS
3. Alban Ramohitaj PS
4. Henkel Qerimi PS
5. Silva Aleksi PS
6. Avni Ahmetaj FRD
7. Iljana Kola LSI
8. Gëzim Bara LSI
9. Edlira Hyseni LSI
10. Flutura Kona LSI
Përfaqësuesit nga Këshilli Bashkisë së Krujës
1. Artur Bushi (Kryetar i Bashkisë) PS
2. Isuf Baku PS
3. Lutfi Zherri PS
4. Arben Daci LSI
5. Amarildo Baku LSI
Përfaqësuesit nga Këshilli Bashkisë së Shijakut
1. Ardian Kokomani (Kryetar i Bashkisë) PS
2. Kadri Metaliu PS
3. Mentor Kllari PS
4. Bukurie Hysa LSI
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/